Flash News

KRYESORE

Kompania e deputetit shqiptar një nga partnerët kryesorë të Google në Itali, 30 mijë klientë biznesi, 500 të punësuar në Shqipëri

Kompania e deputetit shqiptar një nga partnerët kryesorë të

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, thotë se 5 vjet më parë ‘Localweb’ ishte vetëm një ide më shumë pikëpyetje, por sot, kompania në fjalë, e cila drejtohet prej tij, është një nga kompanitë lider në tregun dixhital dhe një nga partnerët kryesorë të Google në Itali, me pothuajse 30.000 klientë biznesi, 500 të punësuar në Shqipëri dhe mbi 200 bashkëpuntorë në Itali.

“Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe në veçanti stafin drejtues për besim që treguan tek intuita ime dhe për këmbënguljen dhe punën e palodhur në arritjen e këtij rezultati të jashtëzakonshme”, shkruan Shehaj në rrjetin social Facebook.

Më tej, ai thotë se çfarë kemi bërë tregon qartas, që me vullnetin dhe punën e duhur, të rinjtë shqiptarë mund të arrijnë rezultate të paimagjinueshme, edhe në Shqipëri por kanë nevojë për një shans dhe të drejtohen në mënyrën e duhur.

Postimi i plotë

5 vjet më parë Localweb ishte vetëm një ide më shumë pikëpyetje: a mund të krijonim një kompani në Shqipëri që të konkurronte në Europë në tregun e reklamave dhe shërbimeve on line?

Sot përgjigja është po! Localweb është një nga kompanitë lider në tregun dixhital dhe një nga partnerët kryesorë të Google në Itali, me pothuajse 30.000 klientë biznesi, 500 të punësuar në Shqipëri dhe mbi 200 bashkëpuntorë në Itali.

Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe në veçanti stafin drejtues për besim që treguan tek intuita ime dhe për këmbëguljen dhe punën e palodhur në arritjen e këtij rezultati të jashtëzakonshme.

Çfarë kemi bërë tregon qartasi, që me vullnetin dhe punën e duhur, të rinjtë shqiptarë mund të arrijnë rezultate të paimagjinueshme, edhe në Shqipëri.

Ata kanë nevojë vetëm për një shans dhe të drejtohen në mënyrën e duhur.

 

Të fundit