Flash News

KRYESORE

Kompania e ‘preferuar’ e Veliajt, lidhja e ‘Fusha sh.p.k’ me prokurorin që hetoi vdekjen e Ardit Gjoklajt

‘Fusha sh.p.k’ është kompania, që denoncoi ditën e sotme Partia Demokratike, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi.

Në deklaratën e saj, deputetja Albana Vokshi tha gjithashtu se “është i njëjti subjekt privat që dyshohet i ka mbyllur në prokurori Veliajt çështjen e të ndjerit Ardit Gjoklaj që humbi jetën në mënyrë tragjike në Landfillin e Sharrës”.

Kompania ‘Fusha sh.p.k’ cilësohet si kompania e preferuar e Veliajt pasi ka fituar disa tendera nga Bashkia e Tiranës madje me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë. ‘Fusha sh.p.k’ është në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha, i cili është edhe i afërm i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha. Prokurori e cila hetoi vdekje e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Kryebashkiaku dhe prokurori Fushaj, në kohën që organi i akuzës po hetonte vdekjen e Gjoklajt, u fotografuan duke drekuar së bashku në një nga restorantet e Tiranës.

A janë tenderat që bashkia i ka dhënë, dhe vazhdon t’i japë, kompanisë së kushëririt, lidhja e kryebashkiakut me prokurorin në fjalë? Partia Demokratike ka ngritur dyshime disa herë ndërkohë që në maj të këtij viti gjykata akuzoi prokurorinë e Tiranës për hetime të paplota dhe selektive të çështjes në fjalë.

Foto e Veliajt me Prokurorin Fusha

Të fundit