Flash News

KRYESORE

Kompania ‘Fusha shpk’ fiton një tjetër tender nga Bashkia e Tiranës

Bashkia e Tiranës i ka dhënë kompanisë ‘Fusha shpk’ një tjetër tender. Këtë herë bëhet fjalë për tenderin “shtesë e Impiantit të Përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë”.

Në garë kanë qenë pe kompani por fituese është shpallur “2 T SHPK&FUSHA SHPK”.

“Pas eksperiencave në Pastrim, Gjelbërim, Rikualifikim të sheshit kryesorë, shoqëria Fusha SHPK, fiton edhe kontrata që lidhen me punë civile për Impiante të Furnizimit me Ujë të Pijshëm”, shkruan në rrjetin social Facebook ‘Open Data Albania’.

Kompania ‘Fusha shpk’ është kompania e cila ndërtoi sheshin ‘Skëndrbej’ si dhe kompania e cila do të ndërtojë kullat në zonën ku ndodhet Teatri Kombëtar.

 

Të fundit