Flash News

KRYESORE

Kompania indiane ofertë qeverisë shqiptare: Rruga Tiranë-Durrës të bëhet me pagesë, tarifa nga 2 deri në 5 euro

Kompania indiane ofertë qeverisë shqiptare: Rruga

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një ofertë e pa kërkuar e cila sugjeron që autostrada Tiranë-Durrës të bëhet me pagesë.

Ofertuesi është një kompani indiane e cila në Shqipëri është e përfaqësuar nga dy kompani, Albstar dhe kompania Trema Inxhiniering.

Në studimin e fizibilitetit është parashikuar që për makinat e vogla që do të përdorin rrugën në fjalë tarifa të jetë 2 euro ndërsa për automjetet e mëdha 5 euro.

Në ofertën e paraqitur, kompania parashikon zgjerimin me 6 korsi të rrugës, tre vajtje dhe tre ardhje, si dhe rikonstruksionin e rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa.

Mësohet gjithashtu se Ministria e Infrastrukturës nuk ka marrë ende një vendim dhe se është ende në fazën e studimit të ofertës.

 

Të fundit