All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kompania japoneze i jep disa ditë më shumë pushim atyre që nuk konsumojnë duhan

Kompania japoneze i jep disa ditë më shumë pushim atyre që
All - Paragraf - 1

Një kompani Japoneze është duke i dhënë ditë pushimi më tepër punonjësve të cilët nuk e konsumojnë duhanin. Pronari i kësaj kompanie shpreson që kjo do të jetë një strategji e burimeve njerëzore e cila do t’i frymëzojë punonjësit e tij për ta lënë duhanin. Me gjithë të drejtën, përfitimet që vijnë prej kujdesit për veten janë të dukshme.

All - Paragraf - 3

Ndiheni më mirë, jeni më produktiv dhe në përgjithësi mund t’i shtoni gëzim punës dhe jetës suaj personale. Në firmën e marketingut Piala në Tokio, ekziston një lloj përfitimi i cili vjen prej stilit të shëndetshëm të jetesës që ju keni, veçanërisht ata të cilët nuk konsumojnë duhan, përfitojnë ditë pushimi shtesë.

Kompania këtë vjeshtë krijoi një rregull i cili i jep mundësinë punonjësve që nuk konsumojnë duhan të kenë 6 ditë pushimi më tepër në vit. Koha që i jepet pushim jo duhanpirësve është e barazvlefshme më kohën të cilën konsumuesit e duhanit shpenzojnë duke ushqyer zakonin e tyre, thuajse 15 minuta ndërprerje nga puna në ditë.

22 % e qytetarëve japonezë e konsumojnë duhanin. Nisur nga ky fakt, por edhe sepse 35 % e punonjësve të tij janë duhanpirës pronari i Piala-s, Takao Asuka ka ndërmarrë këtë inisiativë në mënyrë që të ndikojë në reduktimin e shifrës së konsumatorëve të duhanit.

“Unë shpresoj që punonjësit të vendosin të lënë duhanin përmes stimujve, sesa nëpërmjet dënimeve apo detyrimeve” – u shpreh Takao në një intervistë për the Japan Times.

Të fundit