Flash News

KRYESORE

Kompania që ka zgjedhur NATO për të shtuar sigurinë në komunikim

Kompania që ka zgjedhur NATO për të shtuar sigurinë në

Ish prodhuesi kanadez i telefonëve “BlackBerry” bëri me dije se Agjencia e NATO-s për Komunikimet dhe Informacionin (NCI) ka zgjedhur të përdorë shërbimet e enkriptuara të komunikimit të “BlackBerry SecuSuite for Government”.

“Përgjimi i telefonatave është një prej mënyrave më të thjeshta për të fituar akses në informacion privat. Jemi shumë krenarë që NCI, një lider botëror që përgjigjet për sigurinë  e vendeve anëtare të NATO-s, ka vendosur t’i besojë softuerit të BlackBerry për të siguruar komunikimin e tyre.” tha Christoph Erdmann, zëvendës president i BlackBerry Secusmart.

Ai tha se arsenali i sigurisë kibernetike të BlackBerry sigurohet se të dhënat e konsumatorëve do të qëndrojnë private. Kontrata e re me NATO-n tregon edhe njëherë jo vetëm nevojën për shërbime të tilla, por edhe ku duhet t’i kërkojmë.

Të fundit