Flash News

KRYESORE

Kompania që udhëheq tregun në zhvillimin e teknologjisë 5G. Ky nuk është një lajm i mirë për Trump

Rrjeti 5G është gjenerata e ardhshme celulare, që do të zëvendësojë 4G/LTE dhe t’i hapë rrugë fazës tjetër, asaj 6G. Kompanitë e para që adoptojnë teknologjinë do të kenë avantazh dhe të kontrollojnë më shumë treg.

Përfitimet kryesore të 5G-së janë interneti më i shpejtë dhe vonesat më të ulëta të transmetimit. Shpejtësitë e internetit do të jenë esenciale për këmbimin e sasive të mëdha të të dhënave për makinat autonome.

Huawei ka vepruar me agresivitet që të arrijë dominimin e gjeneratës së re me kontributin më të madh në zhvillimin e standardeve të teknologjisë.

Kompania ka bërë mëse 11,000 kontribute teknike në standardin 5G. Pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm me SHBA-në kompania udhëheq tregun në zhvillimin e teknologjisë 5G.

Të fundit