Flash News

KRYESORE

Kompanitë tërheqin reklamat me fëmijë nga YouTube, përdoreshin nga rrjete pedofilësh

Kompanitë tërheqin reklamat me fëmijë nga YouTube,

Fortnite, Disney dhe kompani të tjera të mëdha kanë tërhequr reklamat e tyre nga YouTube, pas zbulimit të videove të abuzimit me fëmijë. Ky vendim është marrë pasi disa video në platformën e videove ishin përcjellë si pjesë e algoritmit të rekomandimeve të YouTube.

Rrjeti i videove përdorej nga ata që ishin të interesuar për të parë video të fëmijëve të moshave të reja, duke kërcyer apo marrë pjesë në aktivitete gjimnastike. Disa përdorues komentonin në këto video duke i lidhur postimet së bashku.

Blogeri që zbuloi fenomenin e përshkruajti si “rreth pedofilësh” të cilët operonin në mënyrë efektive duke përdorur metoda të fshehura.

Ai publikoi një video e cila është parë mbi 2 milionë herë, ku përshkruante sesi seksioni i komenteve të YouTube dhe videove të rekomanduara mund të përcillnin video tek të tjerët përmes algoritmeve. Disa prej atyre videove kanë marrë një numër të lartë shikuesish, duke vënë në rrezik fëmijët.

Menjëherë pas këtij lajmi, shumë kompani të mëdha në mbarë botën ndaluan reklamimin në YouTube, raportonte Bloomberg.

 

Të fundit