Flash News

KRYESORE

Kompleksi i bllokuar në Dhërmi, një vit më parë pati sherr me armë, të pranishëm edhe dy ministrat e Ramës  

Kompleksi i bllokuar në Dhërmi, një vit më parë pati

Kompleksi i njohur Havana në Dhërmi është bllokuar nga sajë të aksionit anti-informalitet. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku shkruante:

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane. Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën🤭

Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT.

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”.

Por, një vit më parë ky kompleks u përfol gjatë në media, për shkak të një incidenti me armë në kulmin e sezonit turistik.

Një konflikt mes disa të rinjve në diskotekë, përfundoi me të shtëna arme duke terrorizuar të gjithë të pranishmit në Dhërmi.

Mes dëshmitarëve të shumtë në lokalin e njohur që shërben si disko dhe restorant, pak para ngjarjes ndodheshin dhe dy ministra të qeverisë Rama, Blendi Klosi dhe Niko Peleshi, në atë kohë ministër Bujqësie.

Nga ana tjetër, përveç dy ministrave, në ambientet e diskos “Havana” kanë qenë dhe shumë persona të tjetë të njohur, por edhe çifte me fëmijë të vegjël.

Rama tregon “viktimën” e radhës nga operacioni kundër informalitetit, gjobitet Havana

Të fundit