Flash News

KRYESORE

Komplot i Ramës dhe Xhafajt? Paralajmëron Tahiri: Tani nuk më intereson, por do vijë dita që do merrem me ta

Komplot i Ramës dhe Xhafajt? Paralajmëron Tahiri: Tani nuk më

Gati në përlotje, Saimir Tahiri ka thënë në ‘Opinion’ se në këto momente i intereson vetëm qetësia e familjes dhe e vërteta. I pyetur nëse dikush ka komplotuar kundër tij, mes tyre kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, përgjigja e Tahirit ishte evazive.

“Nuk është dita të merrem kush ka rol në këtë histori. Është dita t’i shkoj deri në fund kësaj historie, madje duke shkuar edhe në qelinë më të largët. Mua më intereson të dali e vërteta. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori, do vijë dita që do të merrem unë me ta”, paralajmëroi deputeti i PS.

Tahiri deklaroi gjithashtu se Prokuroria për Krimet e Rënda, ka kërkuar arrestimin e tij, por jo hetimin. Ai tha se kjo Prokurori po bën atë që se ka bërë kurrë me asnjë politikan tjetër.

Sipas tij, ajo po kërkon direkt arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por pa hetuar lidhjet e tij me grupin kriminal të Habilajve.

“Kuvendi është thirrur të votojë, nëse unë do shkoj në burg apo jo. Dhe jo nëse do hetohem apo jo. Nëse do arrestohem apo jo dhe jo nëse do hetojë Prokuroria. Prokuroria ka kërkuar një gjë që se ka kërkuar për asnjë politikan në Shqipëri që nga vitet ’91. Unë jam njeriu që nuk i kam kursyer fjalët për Prokurorinë dhe prokurorin dhe gjyqtar. Përsë kohë unë jam një subjekt, që Prokuroria më ka marrë në hetim, unë do rezervohem të flas”, tha Tahiri.

Gazetarja njofton gjatë emisionit: Italianët po kërkojnë arrestimin e Haki Çakos

Të fundit