Flash News

KRYESORE

Kompozoi vargjet e “Kur ti të jesh mërzitur shumë” pa lejen e Agollit, Gjebrea tregon si reagoi shkrimtari kur e dëgjoi

Kompozoi vargjet e “Kur ti të jesh mërzitur shumë” pa

Ditën e djeshme, mes familjarëve, miqsh e artistësh, u përkujtua ditëlindja e Dritëro Agollit. Ishin të shumtë atë që mbushën atriumine Muzeut Historik Kombëtar, për t’i bërë nderet bardit të letrave shqipe dhe burrit të urtë, Dritëro Agolli.

Ardit Gjebrea u ngjit në skenë për të interpretuar këngën “Kur të jesh mërzitur shumë”, por përpara se ta bënte këtë, i ulur pranë pianos, ai ndau me të pranishmit historinë e kësaj kënge. Se si ai kishte shfrytëzuar pa leje poezinë e Dritëroit.

“Mora fizarmonikën në krahë dhe shkuam drejt shtëpisë. U takuam dhe nisa t’i tregoja për këngën. Si fillim, ai u vrenjt se i kishim marrë poezinë pa leje, por pastaj e pëlqeu. Unë nuk e mendoja se ajo do të bëhej një nga këngët më të njohura dhe do të këndohej nga kaq shumë njerëz.

Madje, edhe nga vajza ime, Ana, që s’më ka parë asnjëherë duke kënduar, por vetëm duke prezantuar. Nuk e dija që ajo e dinte këtë këngë të gjithën”, tha Gjebrea, duke thirrur të bijën në skenë dhe për të kënduar së bashku këngën hit, “Kur të jesh mërzitur shumë”. E më pas, të tjera poezi të Dritëroit, dhe për Dritëroin. Nuk munguan as kujtimet e miqve, të cilët do të sillnin për të ftuarit momente të këndshme nga bisedat me Dritëronë.

Të fundit