Flash News

KRYESORE

Kompresa me gjethe lakre, zgjidhja për një sërë problemesh në trupin tuaj...

Kompresa me gjethe lakre, zgjidhja për një sërë problemesh

Ndodh shpesh që të bëheni doktor të vetes dhe t’ju jepni zgjidhje disa problemeve që ju shoqërojnë gjatë ditës në kushte shtëpie, pa qenë nevoja të përdorni medikamente. Gjethet e lakrës janë mrekullia magjibërëse për trupin tuaj, jo më kot spitalet në Zvicër e përdorin atë si ilaç.

Besoni apo jo, kompresat me gjethelakre janë të zakonshme në mjekësinë alternative dhe në kushte shtëpiesh, efekt e saj jashtëzakonisht të dobishme. Nëse keni ndonjë nga këto probleme, vendosni fletët e lakrës në vendin ku keni probleme dhe dhimbjet marrin fund.

Dhimbjet e kokës

Vendosni rreth balli një gjethe dhe mbështilleni kokën me peshqir. Ndihmon, madje, edhe tek migrena!

Gjëndrat tiroide

Nëse dëshironi ta përmirësoni punën e gjëndrave tiroide, para gjumit vendosni një gjethe lakër në qafë dhe mbështillni me shall deri në mëngjes.

Inflamacionet e mushkërive

Nëse keni ethe të forta që nuk mund t’i hiqni me ilaçe, gjoksin e mbuloni me gjethe lakre, kur ajo të thahet zëvëndësojeni me një fletë lakre të re.

Për vena të zgjeruara

Dy herë në ditë vihen gjethet e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

Lëndime dhe djegie

Në vendin e lënduar vihet gjethet e freskët e lakrës, fiksohet me kompresë dhe lihet ashtu gjatë natës. Deri në mëngjes lëndimi dhe dhembja zvogëlohen.

Për dhembjet reumatike

Lahet gjethja e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo gjethe vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

Të fundit