Flash News

KRYESORE

“Komunikimi me të është shumë i vështirë”, gazetarja tregon problemin që ndesh vazhdimisht me Rudina Hajdarin

“Komunikimi me të është shumë i

Gazetarja e zhvillimeve politike në vend, njëherësh producentja e A2 CNN, Merita Haklaj ka treguar se një problem që ndesh ajo dhe kolegët e saj me deputeten Rudina Hajdari është komunikimi.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në A2 CNN, ajo thotë se komunikimi me deputeten Hajdari është shumë i vështirë.

“Ishte rastësi e njerëzve që kishin dalë për të mbledhur firma kur mësuam të shtunën se po krijohet një parti e re, e quajtur “Bindja Demokratike”. Ne kishim folur edhe një ditë përpara, askush nuk fliste për diçka të tillë.

Nuk ka patur një prononcim nga ana e zonjës Hajdari, komunikimi i saj me median është shumë i vështirë, edhe nëse i kërkohet një komunikim, përgjigjet vijnë disa ditë më vonesë, ndoshta ky është problemi i saj i parë në ambicien që kërkon të ketë nëse do të funksionojë së pari një grup parlamentar në parlament, apo si forcë politike”, tha gazetarja.

Të fundit