Flash News

KRYESORE

Komunikimi në WhatsApp, Rama studentes së Arkitekturës: Kushdo që mendon si ti, mua më merr të keqen

Studentja e Arkitekturës, Fjorela Beleshi ka treguar mesazhet që ka shkëmbyer me kryeministrin Rama në WhatsApp, para se ai të zhvillonte takimin në Fakultetin e Inxhinierisë, i cili u bojkotua nga pjesa me e madhe e te rinjve. Ne 'Ora News', studentja u shpreh se kryeministri i vendit, i telefonoi ne oren 22:30 te mbremjes, ndersa ka publikuar edhe komunikimin e zhvilluar ne aplikacionin 'Whats App', i cili duket se nuk ka qene dhe aq miqesor. "Sepse i duhen thënë disa të vërteta në sy, troç, ndryshe nuk ka mënyrë tjetër. Më bëri telefonatë në orën 22:30. I kam dhe bisedat në whatsapp. Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndjenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelësa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para. Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva", pohoi ajo.

Mesazhe e plota:

 

Të fundit