Flash News

KRYESORE

Komunistët homazhe te ‘Dëshmorët e Kombit’ me pankarta: Poshtë qeveria neoballiste e Edi Ramës

Komunistët janë shfaqur sot në varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’ për të kryer homazhe me rastin e 29 nëntorit, ditës së çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Këtë vit, komunistët kanë sulmuar kryeministrin Edi Rama për shkak të sjelljes në Shqipëri të eshtrave të Mid’hat Frashërit, kryetar i Ballit Kombëtar.

Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Poshtë qeveria neoballiste e Edi Ramës.” Nuk kanë munguar as fotot e diktatorit Enver Hoxha dhe elozhet për Partinë Komuniste.

Të fundit