Flash News

KRYESORE

Komunistët presion Ramës dhe Xhafajt: Arrestoni demokratët ose do humbisni më shumë se 200 mijë vota

Komunistët presion Ramës dhe Xhafajt: Arrestoni demokratët ose do

Shoqata ‘Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare’ i ka bërë publikisht presion kryeministrit Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të arrestuar personat që u përfshinë në konfliktin te varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’, më 5 maj.

Është anëtari i nderit i kësaj shoqate, Arben Duka, i cili nëpërmjet një reagimi të publikuar në gazetën ‘Dita’, thotë se në Shqipëri janë të ndaluara me ligj vetëm idetë fashiste, ndërkohë që Lulzim Basha nuk mund “të kërcënojë një klasë të tërë shoqërore, që janë komunistët dhe simpatizantët e komunizmit në gjithë Shqipërinë.”

Duka thekson se mbi 200 mijë anëtarë të shoqatës së veteranëve do i heqin mbështetjen politike kryeministrit Rama nëse nuk arreston anëtarët e PD-së që u përfshin në konflikt me komunistët.

Pjesë nga reagimi:

Ata që mendojnë se jetojmë në një vend të lirë i gënjen mendja. Ata që mendojnë se jetojmë në një vend demokratik i gënjen mëndja dhe më keq akoma. Dhuna mbi veteranët, tek Varrezat e Dëshmorëve, është një turp për qeverinë dhe së pari për kryeministrin Edi Rama, është një turp për policinë dhe së pari mbi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Me kushtetutën tonë presupozohet se në Republikën e Shqipërisë, që është kthyer në Republikën e Gallatës, janë të mbrojtura me ligj liritë politike dhe fetare të çdo shqiptari. Me ligj është ndaluar vetëm liria për të qenë fashist. Si guxon një bythec burrë si Lulëzim Basha, një hajdut ordiner, por ironikisht kandidat për kryeministër, të kërcënojë një klasë të tërë shoqërore, që janë komunistët dhe simpatizantët e komunizmit në gjithë Shqipërinë?!

A e di ky buratin i llakosur se në Shqipëri dhe gjithë Europën, nuk ka asnjë pengesë ligjore për zhvillimin e ideve të komunizmit. Të vetmet ide dhe liri që dënohen me ligj janë idetë dhe liritë fashiste, pikërisht ato ide dhe liri që inkurajon dhe promovon sot Partia Demokratike e Shqipërisë.

Nëse policia nuk i arreston dhunuesit, dhe këtë të drejtë e ka policia, atëherë kjo organizatë me 200 e ca mijë anëtarë duhet t’i heq mbështetjen politike qeverisë Rama dhe të mos e votojë më Partinë Socialiste.

Të fundit