Flash News

KRYESORE

Komunizmi është faza e fundit e socializmit: Tirana si Oslo, linja urbane e Kasharit me ‘wi-fi’

Komunizmi është faza e fundit e socializmit: Tirana si Oslo, linja

Nëse zgjedh linjën e Kasharit për të lëvizur me urban në Tiranë nuk mbetesh aspak i kënaqur me cilësinë e autobusëve, shpejtësinë me të cilin lëvizin dhe mbipopullimin pothuajse në çdo orar, pa përmendur këtu trafikun që e bën udhëtimin të duket sikur nuk ka mbarim.

Megjithatë, bashkia e Tiranës ka menduar një mënyrë si të qetësojë pakënaqësinë e udhëtarëve dhe të ndikojë që ata të mos ngrenë zërin. Në autobusat e linjës së Kasharit është vendosur tani sistemi ‘wi-fi’, ku qytetarët mund të qëndrojnë në internet gjatë kohës së udhëtimit të tyre të mbushur me peripeci nga më të ndryshmet.

Këtë vendim ‘social’ të bashkisë së Tiranës mund ta gjesh vetëm në vendet nordike, por ndryshe nga veriu i Europës, në jugun e saj, ku ne jetojmë, kjo sjellje propagandistike bie në kontrast me vendimet e kryebashkiakut për të rritur çmimin e biletës së urbanit pa asnjë konsultë qytetare apo heshtja që mbahet ndaj ankesave të shumta për cilësinë e linjës.

Të fundit