Flash News

KRYESORE

Koncensioni “Rrugës së Kombit” përçan mazhorancën. Braçe: Banorët të përjashtohen nga tarifa, qeveria të kërkojë falje

Koncensioni “Rrugës së Kombit” përçan

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, thotë se qeveria duhet të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit për vendosjen e tarifës në ‘Rrugën e Kombit’.

“Ajo që ju duhet të kishit bërë shumë kohë më parë të komunikonit me njerëzit, me deputetët, me mediat, dhe thënë të gjitha këto sikur të kërkonit ndjesë për këtë nuk do ishte gjë e madhe, jo thjesht ju si ministër i ekonomisë dhe financave po gjithë qeverisë?”, tha Braçe duke ju drejtuar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Kreu i komisionit të Ekonomisë kërkoi që banorët të mos paguajnë ndërkohë që nga tarifa të përjashtohet edhe shërbimi urban në mënyrë që të mos ndikojnë tek çmimi i biletave.

“Banorët duhen të përjashtohen nga pagesa e asaj tarifës, që do të thotë që banorët e zonës për shkak të mungesës së një rruge dytësore, po për shkak se në këtë zonë fshatrat janë ndarë në mes dhe nuk ka as mbikalime as nënkalime, dhe banorët e zonës për të shkuar në shtëpinë e tyre duhet të hynë të dalin qoftë për 2-3 km duhen përjashtuar nga tarifa. Shërbimi urban është i përjashtuar apo jo, me qëllim që mos të ndikojë në çmimin e biletës së udhëtimit të banorëve të qarkut të Kukësit?”, deklaroi Braçe.

Të fundit