Flash News

KRYESORE

Koncerti i bamirësisë “Një këngë për jetën” mbledh nesër artistët më të mirë shqiptarë

Ditën e nesërme, me 11 Prill, në shehsin ‘Skëndërbej’ do të zhvillohet një koncert bamirësie për fëmijët me kancer. Ky koncert synon të mbledhë të ardhura për fëmijët e sëmurë të cilët kanë shpresë për jetën por medikamentet e tyre kushtojnë shumë.

Këngëtarët jo vetëm që kanë pranuar menjëherë të këndojnë pa asnjë lekë mbrapsht, por disa prej tyre edhe kanë kërkuar vetë të jenë pjesë e këtij koncerti.

Biletat për koncertin shiten në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe po ashtu mund të kontaktoni në faqën e facebook-ut “Një këngë për jetën”.

Aurela Gaçe, Sabri Fejzullahu, Ermal Mamaqi, Besart Kallaku, Eranda Libohova, Mirush Kabashi, Bujar Asqeriu si dhe shumë artistë të tjerë të njohur do të dhurojnë një spektakël në “Sheshin Skenderbej” në Tiranë më 11 prill, në orën 19:30.

Të fundit