Flash News

KRYESORE

“Koncerti im i fundit me ju”, mesazhi i ambasadori Lu para Metës, Bashës dhe Ruçit

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka organizuar një pritje me rastin e 242-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Pallatin e Brigadave.

Pjesë e ceremonisë ishin figura të rëndësishme të politikës, si Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-presidenti Bamir Topi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha etj.

I veshur me një bluzë sportive dhe me atlete, Lu dha mesazhin e fundit para largimit nga Shqipëria drejt Kirgistanit, ku u shpreh i nderuar për punën në vendin tonë.

“Të nderuar zonja e zotërinj mirë se erdhët në festimin tonë të muzikës amerikane blues. Kjo traditë muzikore është mbi 100-vjeçare dhe nisi me afro-amerikanët. Jemi të nderuar që disa prej muzikantëve më të mirë të Shqipërisë do të interpretojnë sot këngët amerikane. Meqë ky është koncerti im i fundit i Ditës së Pavarësisë me ju, më lejoni të them që ka qenë një nder i modh që kam bërë këtë udhëtim me ju”, tha Lu në fjalën e tij para të pranishmëve që më pas kanë vijuar festën.

 

Të fundit