Flash News

KRYESORE

Koncesione të paligjshme/ Ish-kryebashkiaku i Vlorës përballet sërish me drejtësinë

Koncesione të paligjshme/ Ish-kryebashkiaku i Vlorës përballet

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika do të përballet sërish me drejtësinë, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” bashkë me shtatë funksionarë të bashkisë dhe prefekturës.

Hetimet kanë zbuluar se gjatë kohës kur drejtonte bashkinë e Vlorës, Gjika ka dhënë në mënyrë të jashtëligjshme me koncesion administrimin e parkingjeve në 24 rrugë të qytetit.

Kompania që ka fituar koncensionin zyrtarisht është kompani amerikane, ndërsa prokuroria shpreh dyshime se kompania fituese është favorizuar gjatë procedurave nga Gjika. Firma ka parashikuar që në rast të prishjes së kontratës, bashkia ka detyrim që t’i paguajë 20 milionë dollarë, edhe pse investimet në terren kanë qenë shumë herë më të vogla.

Shpëtim Gjika ka qenë kryebashkiak i Vlorës nga viti 2003 deri në vitin 2015, ndërsa më herët ka mbajtur postin e prefektit të këtij qarku, në vitet 2002-2003. Gjika u përball me drejtësinë edhe në vitin 2015, ku u akuzua për shpërdorim detyre për lejimin e ndërtimeve të paligjshme dhe falsifikim dokumentash, por në fund fitoi pafajësinë nga gjykata.

Të fundit