Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Koncesionet do t’i kushtojnë shqiptarëve 70 milionë euro më 2018
Dymbëdhjetë kontrata koncesionare të qeverisë së shkuar dhe asaj aktuale pritet t'i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 70 milionë euro vitin e ardhshëm nga 54 milionë që vlerësohet se kushtuan këtë vit, bëhet e ditur nga raporti i Buxhetit të Shtetit 2018 i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Shtimi i disa kontratave të reja të kushtueshme gjatë vitit 2017 bëri që kostoja e përgjithshme e koncesioneve që qeveritë shqiptare kanë dhënë gjatë tetë viteve të fundit të rritet në 9.4 miliardë lekë, sipas vlerësimit të Ministrisë së Financave për vitin 2018.
Relacioni i projektligjit për Buxhetin e Shtetit 2018, i cili në mënyrë të pazakontë nuk është publikuar nga Ministria e Financave në faqen e vet të internetit, gjë që ndodh për herë të parë në pesëmbëdhjetë vjet, jep detaje mbi koston e koncesioneve, kosto që duhet të raportohet veçmas për shkak se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar rritjen e transparencës dhe ndërgjegjësimit publik mbi këtë praktikë të shumëdebatuar.
Në faqen 20 të relacionit, Ministria e Financave rendit dymbëdhjetë kontrata koncesioni të cilat kanë kosto të përvitshme në buxhet. Më e kushtueshmja është shërbimi i skanimit në dogana, i cili do të kushtojë në vitin 2018 1.6 miliardë lekë (afërsisht 12 milionë euro) dhe që është dhënë në vitin 2013 nga qeveria PD-LSI. Tre nga të dymbëdhjetë kontratat koncesionare nuk kanë të planifikuar shpenzime për vitin 2018 sepse nuk pritet të hyjnë në fuqi por ato pritet të rëndojnë në buxhetet e dekadave të ardhshme.
Kontratat koncesionare të dhëna gjatë katër viteve të fundit kanë qenë veçanërisht të debatuara, politika të ekstremit të djathtë që efektivisht kanë privatizuar një pjesë substanciale të fondeve të buxhetit të shtetit për shëndetësinë dhe që në praktikë kanë krijuar monopole dhe fitime të konsiderueshme përkundrejt përfitimeve publike të paqarta. Debat ka shkaktuar edhe fakti që praktika e kontratave koncesionare afatgjata duket se është përdorur nga qeveria për të krijuar borxh publik në kushtet kur vendi është sakaq i mbingarkuar me borxhe. Këtë vit, Fondi Monetar Ndëkombëtar dhe Banka e Shqipërisë përmes guvernatorit Sejko shprehën shqetësimin për stabilitetin e buxhetit të shtetit dhe rrezikun që mbart për këtë stabilitet kontratat koncesionare të shumta.
Qeveria e djathtë e viteve 2005-2013, dha një numër të madh koncesionesh, kryesisht në energjetikë, të cilat konsistojnë në ndërtimin e hidrocentraleve në shkëmbim të çmimeve të majme, të paracaktuara dhe afatgjata të blerjes së energjisë elektrike nga furnizuesi publik me shumicë. Nuk është e qartë nëse energjia e prodhuar nga një pjesë e madhe e këtyre koncesioneve është e vlefshme për konsum publik, pasi disa ekspertë ngrejnë shqetësimin se një pjesë e kësaj energjie humbet në rrjet pa mbërritur te konsumatori.
Qeveria e majtë, përveç disa kontratave koncesionare të majme për hidrocentrale, shkoi më tutje, kur dha kontrata koncesionesh për kryerjen e shërbimeve publike apo për ndërtim incerneratorësh, aludohet pa kryer studime të mirëfillta se sa të nevojshme janë këto shërbime dhe sa eficiente janë kontratat për djegien e plehrave.
Chech Up
Koncesioni i ofrimit të shërbimit të kontrollit bazë, i njohur më së shumti si Check Up falas, është një koncesion i dhënë nga qeveria aktuale për kompaninë 3P Life logistic. Plani fillestar qe që shqiptarët të bënin kontroll bazë të gjendjes shëndetësore dhe buxheti t’i paguante kësaj kompanie paratë për minimalisht 475 mijë analiza në vit. Problemi është se pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë të drejtë ta përfitojnë këtë shërbim nuk u pëlqen. Gjatë vitit të parë të koncesionit, (viti 2015), vetëm 244 mijë shqiptarë e morën këtë shërbim ndërsa qeveria nisi një gamë masash presioni mbi këdo që mundej për t’i detyruar ta kryejnë me dhunë kontrollin falas, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo. Vendimi i fundit i qeverisë në këtë drejtim qe detyrimi i të gjithë përfituesve të ndihmës ekonomike që të bënin Check-Up si kusht për përfitimin e kësaj ndihme. Për vitin 2016 nuk ka transparencë nga qeveria se sa është numri i analizave reale të bëra nga ky koncesion, i cili rezulton veçanërisht fitimprurës. Shqiptarët do të vijojnë ta paguajnë këtë shërbim deri në vitin 2024 kur kontrata aktuale skadon. Deri në fund të koncesionit, shqiptarët do t’i paguajnë kësaj kompanie afro 8.8 miliardë lekë.
Laboratorët
Shërbimi i integruar i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale është një kontratë tjetër e majme me afat dhjetë vjet të dhënë nga qeveria aktuale. Ajo pritet t’i kushtojë shqiptarëve 1.56 miliardë lekë në vit për dhjetë vjet me rradhë dhe konsiston në furnizimin e sallave kirurgjikale me pajisje kirurgjikale si dhe me shërbimin e dezinfektimit të sallave. Koncesioni është dhënë nga qeveria aktuale në vitin 2015 dhe deri në fund të kontratës më 2025, do të kushtojë 15.6 miliardë lekë, (rreth 110 milionë euro). Kompania ka pasur një kapital themeltar prej 20 mijë eurosh në çastin e themelimit dhe kontrata i ka mundësuar të marrë rreth 880 milionë lekë hua afatgjata.
Dializa
Ofrimi i shërbimit të dializës u dha nga qeveria aktuale dhe Ministria e Financave vlerëson se do t’i kushtojë taksapaguesve 655 milionë lekë në vit për dhjetë vjet. Kompania e krijuar për këtë qëllim ka një kapital themeltar prej vetëm 10 mijë eurosh dhe ka marrë hua për të kryer investimet për ofrimin e shërbimit të dializës në disa spitale të vendit. Fitimet e saj neto vetëm në vitin e parë të aktivitetit qenë afro 380 mijë euro.
Laboratorët
Ofrimi i shërbimeve të laboratorëve shtetërorë është koncesioni i fundit i dhënë nga qeveria aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe kontrata për të nuk është nënshkruar ende. Ministria e Financave parashikon se duke nisur nga viti 2018, kjo kontratë do t’i kushtojë shqiptarëve 886 milionë lekë në vit ose 8.8 miliardë lekë në dhjetë vjet.
Incerneratorët, gropa e re për taksapaguesit
Kur Shqipëria hartoi një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve disa vite më parë, u argumentua se masat për reduktimin e sasisë së mbetjeve të prodhuara si dhe përpjekjet për të ricikluar më shumë nga plehrat e prodhuara do të mjaftonin për menaxhimin e mbetjeve në periudhën afatmesme, për shkak se duke qenë një vend i varfër, Shqipëria vijon të ketë një prodhim të ulët të mbetjeve për frymë.
Por qeveria aktuale vendosi papritur të punojë ndryshe. Pas një kërkese nga një kompani krejtësisht e panjohur, qeveria shqiptare firmosi një kontratë koncesioni shtatëvjeçare për ndërtimin e incerneratorit të mbetjeve të Bashkisë së Elbasanit. Ky incernerator do t’i kushtojë shqiptarëve 753 milionë lekë në vitin 2018. Kontrata skadon në vitin 2022.
Qeveria vijoi më tutje me një koncesion për djegien e plehrave të Fierit dhe më i madhi, ai për djegien e plehrave të Tiranës. Incerneratori i Fierit sipas Ministrissë së Financave do të kushtojë 661 milionë lekë në vit për gjashtë vjet ndërsa incerneratori i Tiranës do të kushtojë mbi 1 miliardë lekë në vit për 30 vjet, për të cilin, shqiptarët do të duhet të paguajnë mbi 31 miliardë lekë ose 230 milionë euro.
Hidrocentrali Devoll
Hidrocentralet mbi lumin Devoll po ndërtohen nga një kompani norvegjeze, por një pjesë e kostos, ajo e shpenzuar nga kompania për ndërtimin e rrugëve zëvendësuese të cilat u përmbytën apo pritet të përmbyten nga liqeni, po paguhen me këste nga qeveria shqiptare. Vitin e ardhshëm ky koncesion do t’i kushtojë taksapaguesve 1.6 miliardë lekë (rreth 12 milionë euro). Në total, shqiptarët do të paguajnë 6.5 miliardë lekë për ndërtimin e rrugëve zëvendësuese me ato të përmbytura, ndërsa kaskada e Devollit do të prodhojë energji të cilën shqiptarët do të duhet ta paguajnë me një çmim edhe më të lartë se sa çmimi i importit të energjisë për 30 vitet e ardhshme. Kostoja totale e vlerësuar nga Ministria e Financave është 130 miliardë lekë ose afro 1 miliardë euro.
Koncesione të tjera do të vijnë
Qeveria aktuale ka në plan aktualisht të japë edhe tre koncesione të tjera. Koncesioni i parë është ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Kombit, kontrata për të cilën u nënshkrua këtë vit por që nuk është bërë ende operative. Ministria e Financave nuk ka parashikuar fonde për këtë kontratë për vitin 2018 por buxheti do të fillojë të paguajë kompaninë koncesionmarrëse disa milionë euro në vit për mbi 30 vjet dhe kjo do të jetë plus tarifës së rrugës të cilën do ta paguajnë kalimtarët. Koncesioni tjetër i kushtueshëm pritet të jetë projekti i bashkisë Tiranë për ndërtimin e shkollave me koncesion. Me afat tetëvjeçar, kontrata për këtë koncesion nuk është nënshkruar ende dhe buxheti nuk ka alokuar fonde për vitin 2018. Koncesioni tjetër është ndërtimi i rrugës së Arbrit, me afat 13 vjeçar, tenderi për të cilën u zhvillua së fundmi.
Projekti 1 miliardë euro koncesione
Qeveria aktuale duket shumë e lumtur me kontratat koncesionare që ka nënshkruar deri tani dhe ka ndër mend të vijojë të nënshkruajë kontrata të reja, pavarësisht se shumë ekspertë nuk shohin kurrfarë logjike ekonomike në kontrata të tilla. Të shqetësuar për koston e stërmadhe të këtyre kontratave në buxhetin e shtetit dhe për faktin se këto kontrata janë efektivisht borxh publik të paemetuara si të tilla, Fondi Monetar Ndërkombëtar i imponoi qeverisë vitin e kaluar një kriter buxhetor, që shuma totale vjetore e kontratave të tilla të mos kalojë 5 për qind të të ardhurave të buxhetit të vitit paraardhës. Ky kufi është i barabartë me 20 miliardë lekë sipas nivelit të të ardhurave të buxhetit të shtetit të këtij viti. Fakti që shpenzimet totale për koncesione të pritshme këtë vit është më pak se 10 miliardë, e ka shtyrë qeverinë të pretendojë se do të japë edhe koncesione të tjera “me vlerë 1 miliardë”. Në rast se kostot e koncesioneve do ta kapërcejnë këtë limit ligjor, atëherë qeveria do të rrisë taksat për të vijuar të japë koncesione të tjera.
Qeveria ka edhe një listë me projekte koncesionesh të tjera për të tejkaluar kuotën 5 për qind të buxhetit. Për vitin 2018, parashikohet të jepet me koncesion ndërtimi i spitalit të Fierit me kosto 9.6 miliardë lekë si dhe ndërtimi i akseve rrugore me vlerë 140 miliardë lekë. Këto akse rrugore janë Tiranë-Thumanë-Vorë, Kardhiq-Delvinë, Kashar-Rrogozhinë, Orikum-Himarë dhe rruga e Arbrit.
Koncesionet me kosto mbi buxhetin e shtetit raportohen çdo vit nga Ministria e Financave në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 2017. Por këto nuk janë koncesionet e vetme që rëndojnë mbi shqiptarët. Një numër i madh koncesionesh kanë krijuar monopole në segmente të ndryshme të ekonomisë apo shfrytëzojnë burimet natyrore të vendit dhe këto monopole nuk raportohen si kosto buxhetore./Gjergj Erebara, Reporter.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38