Flash News

KRYESORE

Koncesioni Milot-Fier, PD i drejton 4 pyetje Ramës e Ballukut: Është fantazmë, tenderi nuk ekziston

Koncesioni Milot-Fier, PD i drejton 4 pyetje Ramës e Ballukut:

Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama se koncesioni i rrugës Milot-Fier është fantazmë dhe se pesë ditë pas prezantimit, tenderi nuk ekziston.

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj thotë në një deklaratë për mediat se projekti është bërë me urgjencë dhe është trajtuar si një plan i vërtetë grabitje, ndërsa i ka drejtuar 4 pyetje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Koncesioni i rrugës Milot-Fier është një nga vendimet më korruptive dhe që vjedh më shumë qytetarët shqiptarë. 1.2 miliardë euro është kosto e fryrë, deri në 6 fish më e lartë se bypass i Fierit, në mënyrë që tarifa e udhëtimit të jetë e lartë dhe ata që janë përfshirë në këtë aferë të pistë, të pasurohen akoma më shumë duke vjedhur qytetarët.

Projekti Milot-Fier është bërë me urgjencë dhe është trajtuar si një plan i vërtetë grabitje. Për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet  si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk duhet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro.

Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/07/WhatsApp-Video-2020-07-06-at-12.35.54-PM.mp4"][/video]

Belinda Balluku, po të dojë, edhe Edi Rama, duhet t’u japin përgjigje të qarta disa pyetjeve elementare.

  1. Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?
  2. Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?
  3. Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?
  4. Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?

Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime!

Shqiptarët, të cilët ajo dhe Edi Rama duan i detyrojnë të paguajnë 17.4 euro për një rrugë që është e ndërtuar aktualisht në më shumë se gjysmën e saj, kanë të drejtë të njihen me çdo akt, që përkthehet në kosto marramendëse për ta.

Milot-Fier është një projekt që do të verifikohet me imtësi nga qeveria e ardhshme! Partia Demokratike është e vendosur të mos ngarkojë në kurrizin e shqiptarëve edhe një borxh tjetër, që sjell me vete një faturë të lartë dhe të pamerituar për çdo qytetar!

Të fundit