Flash News

KRYESORE

Konfederata e Sindikatave: Koncesioni i ri i Ahmetajt do ta çojë ekonominë në kolaps, rrit çmimin e karburantit

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka ngritur shqetësimin lidhur me koncesionin e ri të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj për kontrollin e pompave të naftës dhe gazit të lëngshëm.

Aktualisht, ky shërbim kryhet nga Drejtoria e Meteorologjisë, ndërsa Autoriteti i Prokurimit Publik ka bllokuar tenderin për shkak se ka përjashtuar kompanitë e huaja nga gara. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë jep alarmin se ky koncesion ka si pasojë rritjen e çmimit të karburantit, e për rrjedhojë krijon një kolaps të ri në ekonominë e shqiptarëve.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët zhyten në varfëri, Ahmetaj do të japë më konçension kontrollin e pompave të naftës dhe gazit të lëngshëm

2 ditë më parë një punonjës ndërroi jete në fabrikën e çimentos në Elbasan, pikërisht për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë, shumë biznese nuk u japin pagën minimale punonjësve të tyre, Këshilli Kombëtar i Punës është shkrire e, Arben Ahmetaj, vijon të qëndrojë i palëkundur në zyrë dhe puna e vetme e tij është krijimi i koncesioneve për oligarkët.

Krahu i punës në Shqipëri është më i liri në rajon, punonjësit shqiptar janë të keq paguar, nuk u respektohen kontratat, nuk u paguhen sigurimet, mungojnë kushtet e sigurisë teknike në punë, por këto probleme nuk janë në orbitën e Arben Ahmetajt dhe stafit të tij.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë prej kohësh i kërkon takime për të diskutuar mbi problematikat e punonjësve shqiptarë por zotëria nuk gjen kurrë kohë më arsyetimin e angazhimeve, që finalizohen me hartime koncesionesh.

Këtë herë ai ka vendosur që të japë më konçension kontrollin e pompave të naftës dhe gazit të lëngshëm, shërbim që aktualisht kryhet nga Drejtoria e Meteorologjisë.

Ky koncesion pritet të ndikojë në rritjen e çmimit të karburanteve dhe të çojë ekonominë në kolaps, ndërsa kujtojmë së shqiptarët e paguajnë naftën më shtrjetë se gjermanët.

Në fillim të vitit 2013, qeveria e drejtuar nga Berisha firmosi koncesionin e markimit, tarifë e transferuar kjo në çmimin e karburantit.

Ky koncesion i ri i Arben Ahmetaj do pasohet me një tjetër rritje të çmimit të karburantit dhe do ta çojë ekonominë në kolaps ekonomik.

Tenderi është i paracaktuar dhe kompania që do e marrë pritet të ketë rreth 70 milionë euro fitime.

Në mënyrë arbitrare Arben Ahmetaj ka përjashtuar nga gara kompanitë e huaja, ndërsa Autoriteti i Prokurimit Publik ka bllokuar tenderin.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i bën apel prokurorisë të nisë hetimet.

Ky konçension vjen në një kohë kur ekonomia shqiptarë ka një sërë problemesh dhe varfëria po detyron të rinjtë të braktisin vendin e tyre.

Shqiptarët janë më të keq-paguarit në rajon në raport me volumin e punës që prodhojnë dhe Ministria e Financave nuk shqetësohet se punonjësit shqiptar trajtohen si skllevër.

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave i ka kërkuar Ministrisë së Financave të rikthejë funksionin e Këshillit Kombëtar të Punës.

Ky institucion do rregullojë mardhnin punëdhënës punëmarrës si dhe hartojë politika e ligje në favor të punonjësve.

Të fundit