Flash News

KRYESORE

Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, Malta mjaftohet me ‘dritën jeshile’ për hapjen e negociatave

Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, Malta mjaftohet me

Në Bruksel po zhvillohet Konferenca e Donatorëve për të grumbulluar fonde për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Nga shifrat e bëra publike deri tani, Franca ka vendosur rekordin, duke i dhuruar Shqipërisë 100 milionë euro.

Ndërsa shteti i Maltës nuk ka bërë donacione në vlerë monetare, por ka siguruar Shqipërinë që nga ana e saj do të ketë ‘dritën jeshile’ për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ndërkohë vazhdojnë donacionet e vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve.

Shuma ka shkuar afër parashikimit të Ministrit të Rindërtimit Ahmetaj, i cili deklaroi se pret rreth 350 milionë euro nga kjo konferencë.

Të fundit