Flash News

KRYESORE

Konferenca e Donatorëve, Rama i kujton BE-së mos hapjen e negociatave: Përveç tërmetit fizik, përjetuam edhe një tërmet politik

Konferenca e Donatorëve, Rama i kujton BE-së mos hapjen e negociatave:

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel, u ndal edhe te mos hapja e negociatave.

‘Tërmet politik’ e quajti kryeministri mos hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ai nënvizoi se Shqipëria bëri gjithçka që BE kërkoi për çeljen e negociatave, por në fund ju tha një ‘jo’

‘Megjithatë’,  shtoi Rama, ‘ende ka shpresa’.

Në vigligje të 2020 dy plagë na u hyapën ne shqiptarëve.

Plaga fizike është arsyeja pse jemi këtu, por edhe pas rënies së dridhjeve të para ne ende po përpiqemi të përballojmë pasojat.

Në nëntor tërmeti na tronditi. Vërtet u tronditëm sikur na ishte marrë fryma. Ne u ndjemë të pafuqishëm përpara fuqisë së Zotit apo natyrës. Edhe pse të goditur, ne jemi plot shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ne kemi pasur tërmet fizik dhe politik e na duhet të përballemi me to.

Mos hapja e negociatave ishte për ne një tërmet politik. Ne bëmë gjithçka u kërkua dhe në fund na u tha ‘jo’. Megjithatë shpresat për ‘po’ janë prezente, deklaroi Rama gjatë konferencës.

Të fundit