Flash News

KRYESORE

Konferenca e Kryetarëve, PD kërkon largimin e Taulant Ballës: Ka lidhje me një të dënuar për trafik droge

Konferenca e Kryetarëve, PD kërkon largimin e Taulant Ballës: Ka

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka denoncuar nivelin e lartë të kriminalitetit dhe vrasjet e ndodhura në vend gjatë këtyre javëve.

Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura, Spaho është shprehur se deputetët janë të lidhur me krimin ndërsa ka deklaruar se Taulant Balla nuk mund të jetë pjesë e Konferencës së kryetarëve pasi ka lidhje me një të dënuar për trafik droge.

“Deputetët janë të lidhur me krimin. Qeveria drejtohet nga krimi dhe droga

Taulant Balla ka lidhje me të dënuarin për trafik droge, nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve.

Reforma në drejtësi ka dështuar”, mësohet të jetë shprehur Spaho gjatë mbledhjes.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, Spaho ka bërë të ditur atë se ai çfarë deklaroi në Konferencën e Kryetarëve.

“Ngritja shqetësimin për shtrirjen e krimit në qytetet kryesore të vendit, në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës si dhe kriminalizmin e qeverisjes sepse kjo gjendje është rezultat i një qeverie të kriminalizuar.

Solla në vëmendje sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala e cila është pika kulmore e asaj politike konstante që ka ndjekur Rama në denigrimin dhe luftën e ashpër që ka zhvilluar ndaj përfaqësuesve të shtypit që nuk kanë qenë në unison me qëndrimet e tij.

Solla në vëmendje rastet e freskëta të krimi, solla në vëmendje rastin e Taulant Ballës që ka lidhje me një person të dënuar me 21 vite burg. Tërhoqa vëmendjen e rastit Jurgis Çyrbja”, u shpreh ndër të tjerash Spaho.

 

Të fundit