Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Konferenca e Pezës nuk pati kurrfarë bashkimi e asnjëherë nuk u luftua pa dallim feje, krahine dhe ideje
Historiani dhe ish-drejtori i Arkivit të Ministirsë së Brendshme, Kastriot Dervishi, i rikthehet edhe një herë të ashtuquajturës Konferenca e Pezës, e glorikfikuar aq shumë nga komunistët dhe pasardhësit e tyre, aq sa dje u dyndën përsëri me portete të diktatorit rrugëve të Pezës. Për Dervishin, “Mbledhja e Pezës ka qenë një përpjekje e komunistëve për të përfituar nga elementi nacionalist dhe se nuk pati kurrfarë bashkimi apo lufte pa dallim feje, krahine dhe ideje”.
Ja postimi i Kastriot Dervishit:
“Mbledhja e Pezës më 16-18 shtator 1942 ka qenë një përpjekje e komunistëve për të përfituar nga elementi nacionalist (i cili përfaqësohej nga individë e jo nga rryma apo organizata). Komunistët përçonin idenë e Kominternit që kërkonte fronte, ndërsa Abaz Kupi përçonte idenë e anglezëve të cilët kërkonin bashkim kundër fashizmit. Dushan Mugosha e kujton kështu këtë mbledhje:
“E gjithë kjo do të thoshte se duhej koordinuar puna për të gjitha këshillat nacionalçlirimtare në Shqipëri. Këtë gjë e sugjeroi Miladin Popoviçi duke propozuar krijimin e Këshillit Kombëtar Nacionalçlirimtar. Shpejt ai organizoi në kushte shumë të vështira konferencën e parë për krijimin e Këshillit Kombëtar Nacionalçlirimtar, në shtator 1942 në Pezë”.
Emrat e të pranishmëve ditën e parë ishin:
-Abaz Kupi (përfaqësues i çetave nacionaliste)
-Ndoc Çoba (përfaqësues i katolicizmit nacionalist)
-Kamber Qafmolla (përfaqësues i xhandarmerisë, nacionalist)
-Ramazan Jarani (përfaqësues i intelektualeve nacionalistë)
-Halim Begeja (përfaqësues i rinisë nacionaliste)
-Ismail Petrela (përfaqësues i rinisë nacionaliste)
-Koço Tashko (përfaqësues i Partisë Komuniste)
-Enver Hoxha (përfaqësues i Partisë Komuniste)
-Ymer Dishnica (përfaqësues i Partisë Komuniste)
-Nako Spiru (përfaqësues i rinisë komuniste)
-Baba Mustafa Xhani (përfaqësues i çetave bektashiane)
-Nexhmije Xhuglini (përfaqësues e grave komuniste)
-Ramadan Çitaku (përfaqësues i Partisë Komuniste)
-Myslim Peza (përfaqësues i çetave komuniste)
-Muharrem Butka (përfaqësues i çetave komuniste të Korçës)
-Mustafa Gjinishi (pa vote, sekretar i mbledhjes - komunist)
-Mustafa Kaçaçi (dëgjues, komunist)
Propozimet e Enver Hoxhës (dhënë nga Miladin Popoviçi) ishin:
1-Formimi i Këshillit Nacionalçlirimtar
2-Pranimi i statutit nacionalçlirimtar
3-Miratimi i një rezolucioni.
Pikat e propozuara nuk u nënshkruan nga Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Ismail Petrela dhe Halim Begeja. Abaz Kupi dhe Kamber Qafmolla i nënshkruan këto pika. Vendimet nuk i nënshkruan Azis Çami e Skënder Muço, të cilët erdhën në mbarim të mbledhjes.
Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar u zgjodh kryetar oficeri i karabinierisë Kamber Qafmolla, por ky nuk drejtoi asnjë mbledhje dhe nuk erdhi kurrë. Çdo gjë filloi dhe mbaroi në datat 16-18 shtator 1942. Nuk pati kurrfarë bashkimi apo lufte pa dallim feje, krahine dhe ideje. Vetë Enver Hoxha në plenumin e 2-të të Beratit (23-27 nëntor 1944) e pranon me sinqeritet se kjo mbledhje nuk ka qenë kushedi se çfarë, teksa thotë: “Do të flas si u paraqit para meje konferenca e Pezës. Edhe kjo është karakteristikë e punës së “Aliut” (Miladin Popoviçi-shënim). Unë isha në Tiranë. Ai ishte në Pezë. Nuk kishim folur më përpara. Mora një letër, një pusullë ku më thoshte që të lajmëroja filanin e filanin se do të bënim konferencë. Kur shkova në Pezë qenë përgatitur referatet dhe i gjeta këta shokë që po grindeshin, po haheshin për një çështje me rëndësi që s’e mbaj mend: ta vëmë këtë apo të mos ta vëmë. Pas një dite dolëm në konferencë për të mbrojtur platformën tonë të lëvizjes nacionalçlirimtare. Kështu konferenca e Pezës ka qenë sa për të lexuar një referat dhe një trakt, pastaj ikëm”.
“Për konferencën e Pezës, ku u hodhën bazat e Frontit NÇ dhe ato të këshillave nuk u bënë përgatitje dhe nuk u punua si duhej nga ana e partisë sonë...elementët e tjerë nacionalistë ishin të paktë në atë mbledhje dhe ata e shihnin konferencën me sy skeptiku. Të gjithë ata që u thirrën në konferencë s’kishin një ide të qartë se ç’ngjiste, ata i thirrën me pusulla sikur do vinin në ndonjë dasmë. Shumë prej tyre nuk erdhën, disa dërguan njerëz për të marrë vesh se ç’po ngjiste, disa si spektatorë. Dhe ata që morën pjesë me të vërtetë s’kishin një perspektivë të qartë nga ajo që do të dilte këndej.. Përgatitjet për punimet e konferencës mbanin vulën e një pune të improvizuar, të shpejtë e me pikëpamje të ngushta".

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38