Flash News

KRYESORE

Fotot e Enverit në Pezë, vajza e Jozefina Topallit kujton Ndoc Çobën: “Gjaku nuk bëhet ujë”, jam krenare...

Mes reagimeve të shumta politike, një ditë pas ceremonisë përkujtuese të Konferencës së Pezës dhe rishfaqjes atje te portrerit të diktatorit Enver Hoxha, ka reaguar ashper vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Megi Topalli, me nje shenim te gjate ne faqen e saj ne FB, duke shkruar se “gjaku nuk behet uje” ka nderuar kujtimin e kryetarit te Konferences, Ndoc Çoba, si përfaqësues i katolicizmit nacionalist, ish-minister i qeverise se Ismail Qemalit, kusheri i nenes se saj, i cili me pas vdiq i torturuar, e per te cilin dje gjate nderimeve nuk u tha asnje fjalë.

Reagimi i Megi Topallit:

“Nje vend qe harron deshmoret e vet, komprometon te ardhmen e tij”.

Dje ishte pervjetori i Konferences se Pezes. Nje date qe meriton nderim. Ate dite te 16 shtatorit 1942 shqiptaret bashkuan perfaqesuesit e tyre pa dallim bindjesh idesh dhe krahinash per te luftuar okupatorin ne emer te Shqiperise dhe lirise. Qellimi i saj idealist u tradhetua shume shpejt. Kemi degjuar shpesh te thuhet se historine e shkruajne fitimtaret. Ne fakt ate e shkroi tirani me kalemxhinjte e tij, e tradhetoi dhe manipuloi ate.

Dje nostalgjiket e tij bij te tjetersimit dhe ideologjise e perkujtuan Enverin e tyre. Nje tjeter turp ne vargun e turpeve qe ndodhin cdo dite. Askush nuk u kujtua per Kryetarin e Konferences se Pezes, ministrin e qeverise se Ismail Qemalit, per intelektualin, patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Çoba, i cili pak vite me vone do te vdiste nen torturat e regjimit komunist. Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partite sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndergjegjen e cila funksionon vec per retorike politike dhe interesa personale.

Por gjaku nuk behet uje. Kudo neper ngjarjet e medha te vendit tone Ndoc Çoba shkelqen dhe mirnjohja e brezave eshte detyrim.Pardje rrenuan shtepine e Prek Calit, heroit te rrezistences antikomuniste, personazhit me te lavdishem te qendreses ne te gjithe lindjen komuniste. Por dua t’ju kujtoj te gjitheve fjalet e filozofit At Gjon Shllaku, nje tjeter martiri te lirise: “Nje vend qe harron deshmoret e vet, kompromenton te ardhmen e tij.”

Personalisht jam krenare qe mbiemri i nanes sime eshte Coba. Nderim per Ndoc Çoben, nderim per te gjithe ata burra e gra qe e deshen Shqiperine pa interes per te cilen dhane jeten duke na lene pas modelin sublim te idealizmit qe nuk shitet nuk blihet nuk korruptohet."

Të fundit