Flash News

KRYESORE

Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën, Irani një prej 19 shteteve nga të cilat Pacolli pret njohjen

Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën, Irani një

Organizata për Bashkëpunimin Islamik ka miratuar një rezolutë për Kosovën, ku ndër të tjera bëhet thirrje për të gjitha shtetet anëtare të njohin pavarësinë e shtetit ballkanik.

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka deklaruar se pret që 19 shtete të OBI t’i bashkohen 38 anëtarëve të tjerë që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Tashmë 38 shtete anëtare të OBI-it e njohin Republikën e Kosovës. Ne, presim që edhe 19 shtetet anëtare të kësaj Organizate, të cilat ende nuk e kanë marrë këtë vendim ta bëjnë këtë së shpejti. Rezoluta bën thirrje pikërisht për këtë dhe presim lëvizje të reja në këtë drejtim”, është shprehur ministri.

Në listën e 19 shteteve që nuk e njohin Kosovën bëjnë pjesë shtete të fuqishme dhe shpesh herë me interesa të kundërta me shqiptarët, kur marrim në konsideratë partneritetin me SHBA-në. Një prej tyre është edhe Republika Islamike e Iranit.

Përveç Iranit, në këtë listë ndodhen edhe Algjeria, Libia, Tunizia, Indonezia, Kazakistani, Azerbajxhani, etj.

Të fundit