Flash News

KRYESORE

Konfirmimi i Dritan Hallunaj që liroi Frrokun, Alibeaj: Vettingu nuk po ndëshkon gjyqtarët e korruptuar e të lidhur me krimin

Konfirmimi i Dritan Hallunaj që liroi Frrokun, Alibeaj: Vettingu nuk po

Partia Demokratike, përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, është shprehur se konfirmimi në detyrë i gjyqtarit Dritan Hallunaj, është kambanë alarmi për sistemin e ri të drejtësisë.

“Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu të mikut të Edi Ramës Arben Frroku, vrasësit të komisarit Dritan Lamaj, është kambanë alarmi për sistemin e ri të drejtësisë dhe provë e qartë se vettingu nuk po ndëshkon gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar”, u shpreh Alibeaj teksa publikoi edhe momenti kur gjyqtari Hallunaj lexoi vendimin për lirimin nga burgu të Frrokut si dhe reagimin e ambasadorit Donald Lu për këtë vendim.

Deputeti demokrat u shpreh se organet e vettingut e mbrojtën gjyqtarin Hallunaj, që liroi nga burgu Arben Frrokun, sepse tani ai i duhet Ramës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për të vënë nën kontroll edhe qeverinë e re të gjyqësorit.

“Me konfirmimin në detyrë të Dritan Hallunajt, jo vetëm po faktohet çdo ditë se Edi Rama kontrollon politikisht procesin e vettingut, por, po faktohet, gjithashtu, se Pallati i Drejtësisë nuk po pastrohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Organet e vettingut e mbrojtën gjyqtarin Hallunaj, që liroi nga burgu Arben Frrokun, sepse tani ai i duhet Edi Ramës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për të vënë nën kontroll edhe qeverinë e re të gjyqësorit. Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Dritan Hallunaj do të ishte shkarkuar nga detyra, si një nga gjyqtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Partia Demokratike shpreh shqetësimin se procesi i vettingut, i diktuar nga Edi Rama, po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, në kundërshtim me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë”, përfundoi Alibeaj.

Të fundit