Flash News

KRYESORE

Konfirmohen 20 raste të reja me covid-19 në Shqipëri, sa prej tyre janë personel mjekësor

Konfirmohen 20 raste të reja me covid-19 në Shqipëri, sa prej

Vijon të jetë i lartë numri i personave të prekur me covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 20 raste të reja, ku 15 prej tyre janë në Tiranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 4 prej rasteve të reja janë personel mjekësor.

"Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.

Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve", sqaron Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Të fundit