Flash News

KRYESORE

Konfirmohen 50 raste të reja me covid-19 në Shqipëri, një tjetër pacient humb jetën në Infektiv

Konfirmohen 50 raste të reja me covid-19 në Shqipëri, një

50 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët janë raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët.

Po ashtu, një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë,

Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, shprehet Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Lexo edhe: Edukatorja del me covid-19, një tjetër çerdhe në Tiranë drejt mbylljes

Të fundit