Flash News

KRYESORE

Konfirmohen 8 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 23 numri i të prekurve

Konfirmohen 8 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon

Shkon në 23 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

Tetë raste të reja janë konfirmuar sot.

Nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”. Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

5 prej tyre ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnje – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Ndërkohë qeveria ka përshkallëzuar masat drastike në luftën ndaj virusit të ri.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak më parë se nga e premtja në 06.00 të mëngjesit, deri të dielën në mesnatë do të ndalohet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban, jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, si dy vendet ku janë evidentuar më shumë raste të të prekurve me Covid-19, por edhe në qytetet të tjera të vendit.

Të fundit