Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Konfirmohen rastet e para të murtajës bubonike në Kinë, autoritetet shëndetësore ngrenë alarmin
Autoritetet në rajonin kinez të Mongolisë së Brendshme janë në gatishmëri pas një rasti të dyshuar të murtajës bubonike, sëmundja që shkaktoi pandeminë e Vdekjes së Zezë, raporton CNN.
Rasti u zbulua në qytetin e Bayannur, i vendosur në veri-perëndim të Pekinit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Një spital paralajmëroi autoritetet komunale për çështjen e pacientit gjatë kësaj të shtune. Ndërkaq, ditën e dielë, autoritetet lokale kishin lëshuar një paralajmërim të nivelit 3 në të gjithë qytetin- i dyti më i ulët në një sistem me katër nivele-me qëllim marrjen e masave për parandalimin e murtajës.
Paralajmërimi do të qëndrojë në vend deri në fund të vitit, sipas Xinhua.
Murtaja shkaktohet nga bakteret dhe transmetohet përmes kafshimeve të pleshtave dhe kafshëve të infektuara. Ajo është një nga infeksionet më vdekjeprurëse bakteriale në historinë njerëzore. Gjatë kohës së Mesjetës, Vdekja e Zezë vrau rreth 50 milion njerëz në Evropë. Antibiotikët modernë mund të parandalojnë komplikimet dhe vdekjen nëse administrohen mjaft shpejt.
Murtaja bubonike, e cila është një nga tre format e murtajës, shkakton nyjet limfatike të dhimbshme, ënjtje, si dhe ethe, të dridhura dhe kollitje.
Autoritetet shëndetësore të Bayannur tani po u bëjnë thirrje njerëzve të marrin masa shtesë për të minimizuar rrezikun e transmetimit nga njeriu në njeri dhe për të shmangur gjuetinë ose ngrënien e kafshëve që mund të shkaktojnë infeksion.
"Aktualisht, ekziston rreziku i një përhapjeje të epidemisë njerëzore në këtë qytet. Publiku duhet të përmirësojë vetëdijësimin dhe aftësinë e tij për vetë-mbrojtje, dhe të raportojë menjëherë kushtet anormale të shëndetit", tha autoriteti lokal shëndetësor, sipas gazetës shtetërore China Daily.
Autoritetet e Bayannur paralajmëruan publikun të raportojë gjetjet e marmotave të vdekura ose të sëmura - një lloj ketri i madh tokësor që hahet në disa pjesë të Kinës dhe vendit fqinj Mongoli, i cili ka shkaktuar historikisht shpërthime të murtajës në rajon.
[caption id="attachment_396107" align="alignleft" width="771"]
Një marmot Tarbagan në stepat rreth Liqenit Khukh, Mongoli[/caption]
Marmoti besohet të ketë shkaktuar epideminë e murtajës pneumonike të vitit 1911, e cila vrau rreth 63,000 njerëz në Kinën verilindore. Kjo kafshë gjuhej për leshin e saj. Produktet e leshit të sëmura tregtoheshin dhe transportoheshin në të gjithë vendin - duke infektuar mijëra gjatë rrugës.
Megjithëse kjo epidemi u arrit të vihej nën kontroll brenda një viti, infeksionet e murtajës të lidhura me marmot kanë vazhduar dekada më vonë. Vetëm javën e kaluar, dy raste të murtajës bubonike u konfirmuan në Mongoli - vëllezërit që kishin ngrënë të dy mish marmot, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua.
Majin e kaluar, një çift në Mongoli vdiq nga murtaja bubonike pasi hëngri veshkën e papjekur të një marmoti, që mendohet të ishte një ilaç popullor për shëndet të mirë. Edhe dy njerëz morën murtajë pneumonike - një formë tjetër e sëmundjes, e cila infekton mushkëritë në Mongolinë e Brendshme.
Pse është murtaja ende një problem?
Krijimi i antibiotikëve, të cilët mund të trajtojnë shumicën e infeksioneve nëse kapen mjaft herët, ka ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të shpërthimeve të murtajës, duke parandaluar përhapjen e saj në të njëjtat përmasa sikurse në perjudhën e Mesjetës në Evropë.
Por edhe pse mjekësia moderne mund ta trajtojë murtajën si problem, ajo ende nuk e ka eleminuar atë plotësisht çka ka sjellë një rikthim të saj kohët e fundit. Kjo ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ta kategorizojë atë si një sëmundje që nuk mund të eliminohet plotësisht, por rishfaqet herë pas here.
Rreth 1.000 deri në 2,000 persona arrijnë të infektohen nga murtaja çdo vit në botë, sipas OBSH. Por kjo shifër është një vlerësim modest, pasi nuk merr parasysh disa raste të raportuara.
Tri vendet më endemike – në të cilat murtaja ekziston gjithmonë - janë Republika Demokratike e Kongos, Madagaskari dhe Peru. Në Shtetet e Bashkuara, ka pasur një duzinë rastesh çdo vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në vitin 2015, dy njerëz në Kolorado vdiqën nga murtaja, dhe një vit më parë kishte tetë raste të raportuara në shtet.
Murtaja bubonike e patrajtuar mund të shndërrohet në murtajë pneumonike, e cila shkakton menjëherë pneumoni të një niveli më të avancuar, pasi bakteret përhapen në mushkëri.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38