Flash News

KRYESORE

Konfirmohet anëtari i pestë dhe i fundit i jurisë në Kënga Magjike: Është gazetar

Në vjeshtë pritet të nisë Kënga Magjike, ku çdo të diele do të konkurrojnë këngëtarë të vjetër e të rinj për të kaluar në tre netët finale. Prej disa vitesh tashmë, 'Kënga Magjike' ka dhe jurinë e cila vlerëson artistët e rinj si dhe jep në finale çmimin "Best New Artist".

Por këtë vit rregullat kanë ndryshuar, juria do të jetë ajo që do të japë opinion dhe për çmimin e madh final.

Deri tashmë ishin zbuluar vetëm 4 emra të anëtarëve të jurisë së këtij viti: Arben Skënderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi dhe Dalina Buzi, ndërsa “Neës31” ka konfirmuar emrin e pestë dhe të fundit i cili do të jetë pjesë e jurisë së festivalit.

Anëtari i pestë , i cili do t’i bashkohet kolegëve në votim, do të jetë gazetari Enkel Demi.

Të fundit