Flash News

KRYESORE

Konfirmohet marrëveshja me palën greke, Ministria e Jashtme: Kakavija dhe Kapshtica hapur sot deri në 22:00

Konfirmohet marrëveshja me palën greke, Ministria e Jashtme: Kakavija

Teksa situata në pikën kufitare të Kakavijës vijon të jetë e tensionuar mes rradhëve të gjata të qytetarëve që presin të kalojnë kufirin, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar se është arritur një marrëveshje mes palëve Shqipëri-Greqi që deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme të lejohen qytetarët që janë duke pritur në radhë pa u kërkuar testin për COVID-19.

Sipas MEPJ, dakordësia është arritur për sot deri në orën 22:00 për dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të jenë të hapura pa kuota dhe pa test negative Covid-19 me vete.

Nga nesër, qytetarëve që u lejohet të ikin në Greqi duhet të kenë me vete domosdoshmërisht testin negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, vërtetimin e përkthyer në anglisht si dhe formularin e plotësuar në adresën e autoriteteve greke.

"Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negative. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negative. Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke’’, tha Xhaçka.

Të fundit