Flash News

KRYESORE

Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Vlorë

Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë së Apelit

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Vlorë, Altin Binaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Seanca dëgjimore në KPK u  drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Altin Binaj ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit, gjatë viteve 2008-2013.

Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

 

Të fundit