Flash News

KRYESORE

Konfirmohet nga Leicester City: Presidenti ynë humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit pranë stadiumit

Konfirmohet nga Leicester City: Presidenti ynë humbi jetën nga

Është konfirmuar zyrtarisht se presidenti i klubit të futbollit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha ishte prezent në helikopterin e tij, kur u rrëzua pas largimit nga stadiumi i klubit të shtunën në mbrëmje.

Srivaddhanaprabha ishte në mesin e pesë personave që humbën jetën në këtë në këtë incident, konfirmoi Leicester City FC të dielën në mbrëmje.

Helikopteri i miliarderit të Tajlandës u rrëzua menjëherë pas largimit nga fusha në stadiumin "King Power", pas barazimit 1-1 të Leicester me Ëest Ham në Premier League.

Ka pasur raporte të shumta të pakonfirmuara që Srivaddhanaprabha, 61 vjeç, kishte qenë jashtë vendit, por mbrëmja e 27 tetorit ka qënë dita e fundit e jetës së tij.

https://www.youtube.com/watch?v=2On58NfaSXg

Të fundit