Flash News

KRYESORE

Konfirmohet përplasja Rama – Veliaj: Një gjeneratë e re meriton të drejtojë Partinë Socialiste

Konfirmohet përplasja Rama – Veliaj: Një gjeneratë e re

Kohët e fundit është raportuar se brenda Partisë Socialiste ka nisur një ‘luftë’ brenda llojit, ku protagonist është kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj. Pikënisja e përplasjes lidhet me faktin Rama u frikësohet ambicieve gjithnjë e në rritje të Veliajt, i cili është shndërruar kështu në një rrezik potencial për të.

Në debat është përfshirë së fundmi edhe ish-deputeti Arben Malaj, i cili paralajmëron se konflikti mund të dëmtojë rëndë Partinë Socialiste, ndersa duket se mbeshtet me shume kryebashkikun e Tiranes.

Ndalni prapaskenat dhe luften brenda llojit. Kerkohet bashke-pergjegjesi dhe bashkepunim dhe jo rivalitet absurd. Te dashur kolege nga mesazhet e drejtperdrejte apo te koduara duket se PS po rrezikohet te perfshihet ne nje lufte brenda llojit. Kjo demton rende kredibilitetin e saj publik dhe efikasitetin e saj ne qeverisje. Fillimisht deshiroj te qartesoj se personalisht nuk do te jem asnjehere pjese e ndonje lufte brenda llojit, kjo bazuar edhe ne pervojen dhe kontributet e mia ne Partine Socialiste nepermjet platformave konkuruese per modernizmin e PS dhe jo nepermjet grupimeve per interesa abusive”, shkruan Malaj në një status në ‘Facebook’.

Të fundit