Flash News

KRYESORE

Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti, u hodh nga ballkoni gjatë lëkundjeve të forta

Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti, u hodh nga ballkoni gjatë

Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm që tronditi këtë mëngjes të gjithë Shqipërinë.

Sipas TCH një person ka humbur jetën në Kurbin, pasi është hedhur nga ballkoni i një pallati gjatë kohës që janë ndjerë lëkundjet e forta sizmike.

Për pasojë, personi ende i paidentifikuar humbi jetën.

Po ashtu, në Thumanë dyshohet se ka humbur jetën një e moshuar, ndërsa nipi i saj është nxjerrë mrekullisht i gjallë nga rrënojat. ndërsa ndodhej në prehër të moshuarës.

Situata më e rëndë është në Durrës, Fushë Krujë, Krujë dhe Tiranë. Dëmet materiale janë shumë të mëdha, pasi nga lëkundjet janë shëmbur pallate. Shjtëpi banimi, hotele, biznese.

Të fundit