Flash News

KRYESORE

Konfirmohet zyrtarisht, një shqiptare humb jetën nga koronavirusi në Itali

Konfirmohet zyrtarisht, një shqiptare humb jetën nga koronavirusi

Konsullja e Shqipërisë në Itali, Anila Pojani në një lidhje direkte për emisionin “Real Story” në Neës 24 konfirmoi viktimën e parë shqiptare për shkak të koronavirusit në Itali. Pojani nuk dha shumë detaje rreth identitetit të viktimës por u shpreh se ajo ishte mbi 60 vjeçe dhe kishte pësuar arrest kardiak.

“Jemi kontaktuar nga një agjenci funerale dje, qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Ajo ka rezultuar pozitive nga koronavirusi”, u shpreh konsullja. Anila Pojani gjithashtu konfirmoi se zonja ishte nga Durrësi dhe jetonte në Itali me familjarët e saj, të cilët gjithashtu janë futur në karantinë.

“Familjarët janë të gjithë në karantinë. Dokumentacioni i zonjës ka mbërritur sot në konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti janë të gjithë në karantinë”, tha Anila Pojani.

Ajo shtoi se trupi i zonjës së vdekur ende nuk është përcjellë për në banesën e fundit, pasi për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria italiane, trupat e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi do të nqëdrojnë në morg deri në një vendim të dytë.

“Personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi ndodhen në morgun  e spitaleve përkatëse”, tha Pojani. Ajo shtoi se në “zonën e kuqe” të karantinës janë mbi 200 mijë shqiptarë që jetojnë.

Të fundit