Flash News

KRYESORE

Konfirmon Isa Mustafa, prezanton kandidaten e parë grua për kryeministre të Kosovës

Konfirmon Isa Mustafa, prezanton kandidaten e parë grua për

Shpallet kandidatura e para grua për kryeministre në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta kandidojë Vjosa Osmanin si kandidate për këtë post, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt dhe shpërndarjes së parlamentit.

Lajmin e ka konfirmuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një postim në rrjetet sociale.

“Vjosa është kandidatja e parë grua që nominohet për pozitën më të lartë qeveritare në Kosovë. E arsimuar dhe e përgatitur në Kosovë dhe SHBA. E re. Por, me përvojë shtetërore e parlamentare për tu përballur me sfida të mëdha dhe shumë serioze”, shkruan Mustafa.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar

Vendosim sot, që znj. Vjosa Osani të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës. Dje, ajo mori përkrahjen e plotë të Kryesisë së LDK-së.

Vjosa është kandidatja e parë grua që nominohet për pozitën më të lartë qeveritare në Kosovë. E arsimuar dhe e përgatitur në Kosovë dhe SHBA. E re. Por, me përvojë shtetërore e parlamentare për tu përballur me sfida të mëdha dhe shumë serioze.

Vjosa nuk ishte e vetmja kandidate e LDK-së për këtë pozitë. Ishte,po ashtu, z. Lutfi Haziri, tani Kryetar i Gjilanit. Më herët zëvendëskryeministër e deputet. Z. Haziri me shembullin e një veprimtari të devotshëm të LDK-së, një lideri me të cilin krenohemi jo vetëm ne në LDK, kësaj radhe i dha përkrahje të parezervë Vjosës.

Përkrahjen e sigurt e pres sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. E nesër, nga qytetarët e Kosovës.

Një grua; një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje të gjerë e të pa rezervë qytetare.

Të fundit