Flash News

KRYESORE

Konfirmon Manastirliu, personi i infektuar me Covid-19 ka hyrë që më 26 shkurt në Shqipëri

Konfirmon Manastirliu, personi i infektuar me Covid-19 ka hyrë që

Personi i infektuar me covid-19 ka hyrë në Shqipëri që më 26 shkurt.

Përmes pikës së Hanit të Hotit me mjet personal, një 28-vjeçar erdhi nga Firence e Italisë me mjet personal sipas ministres, ndërsa pas mbërritjes në Shqipëri infektoi edhe babain 54 vjeç në Tiranë.

“Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit. Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek spitali Infektiv", u shpreh ministrja Manastirliu në mbledhjen e qeverisë.

Të fundit