Flash News

KRYESORE

Konfirmon ministria e Mbrojtjes: Shkon në shtatë numri i viktimave nga tërmeti, deri tani mbi 100 goditje sekondare

Konfirmon ministria e Mbrojtjes: Shkon në shtatë numri i viktimave nga

Shkon në shtatë numri i viktimave nga tërmeti që goditi këtë mëngjes Shqipërinë. Lajmi u konfirmua nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat pak minuta më parë.

Ajo tha se nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 e deri në këto momente janë shënuar edhe 100 godtje të tjera sekondare, ndërsa sipas ekspertëve nuk përjashtohen edhe të tjera pasgoditje.

"Është një ngjarje e rëndë. Deri tani janë konfirmuar shtatë viktima, 3 në Durrës, dy në Thumanë, një në Lezhë e një në Kurbin.

Shpresojmë që ky numër të mos rritet më. Është një moment i tmerrshëm, por ky nuk është moment për të vajtuar, por për tu solidarizuar dhe menaxhuar me gjakftohtësi këtë situatë.

Goditja kryesore u shënua me magnitudë 6.3 e me epiqendër në Durrës, ndërsa prej atij momenti janë shënuar edhe mbi 100 goditje sekondare. Sipas ekspertëve nuk përjashtohen goditje të tjera. Durrësi dhe Thumana janë më të goditurat.

Duhet punuar ngadalë, pasi ekziston ende rreziku i shembjes së godinave. Ndihma më e madhe që kërkoj është që të kufizojmë lëvizjet me automjeteve për t’ju dhënë hapësirën e dihur mjeteve të emergjencave.

Evitoni qëndrimin në shtëpitë e dëmtuara. Për fat të keq ka patur dëmtime të shkaktuara nga paniku. Kjo është një situatë që ka nevojë për qetësi", tha ministrja Xhaçka, duke shtuar se mësimi do të vijojë të jetë i pezulluar edhe nesër për shkak të gjendjes së krijuar.

Sa i takon numrit të godinave të dëmtuara, Xhaçka tha se ende nuk ka një shifër zyrtare.

Të fundit