Flash News

KRYESORE

Konfirmon presidenti i Tiranës, Egbo do të jetë sërish në krye të bardhebluve

Konfirmon presidenti i Tiranës, Egbo do të jetë sërish

Egbo do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit të Tiranës, teksa një gjë të tillë e ka konfirmuar vet presidenti Halili.

Pas titullit Kampion, tekniku nigerian do të drejtojë ekipin në aventurën evropiane, ku sigurisht nuk dëshiron të jetë thjesht kalimtar pasi e ardhmja e tij mund të ndryshojë në varësi të rezultateve.

Egbo deklaroi pak ditë më parë në një intervistë për “Sport News Plus”, se drejtuesit e klubit janë takuar gjatë kësaj periudhe me një pjesë të lojtarëve titullarë të mbetur pa kontratë, për të formalizuar rinovimin e tyre.

I pari që u zyrtarizua ishte Agostin Torasa, ndërkohë që edhe Idi Batha dhe Erjon Hoxhallari pritet të kenë të njëjtin fat.

Gjithashtu pjesë e Tiranës në aventurën europiane dhe pritet të jetë edhe Ngoo.

Mësohet se palët janë takuar për të gjetur akordin e duhur financiarë pasi vullneti është i madh për të vijuan bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Kujtojmë se në shitje janë Muçi dhe Çelhaga, dy lojtarë që do të largohet nga kryeqyteti ndërsa klubi do të punojë për të gjetur zëvendësuesit e tyre.

Të fundit