Flash News

KRYESORE

Konflikt me armë zjarri në Fushë-Arrëz, kushërinjtë qëllojnë njëri-tjetrin

Konflikt me armë zjarri në Fushë-Arrëz,

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mesditen e sotme në Fushë-Arrëz.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 minuta ku shtetasit B.Gjini dhe B.Gjini kanë kanosur me armë zjarri, duke qëlluar në ajër,  shtetasit P.Gjini dhe E.Gjini të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinë.

Sipas policisë të dy palët e përfshira në konflikt janë banues në Fushë-Arrëz dhe në lidhje fisnore me njëri-tjetrin. Gjithashtu disa ditë me parë ata ishin konfliktuar me sende të forta.

Policia ka shpallur në kërkim autorët dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Të fundit