Flash News

KRYESORE

Konflikt me armë zjarri në Elbasan, autori i ikën policisë me vrap

Konflikt me armë zjarri në Elbasan, autori i ikën policisë

Policia e Elbasanit ka parandaluar një konflikt mes dy personave, njëri prej të cilëve posedonte armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” pas një sherri për motive të dobëta.

Policia thotë se Enea Verushi 25 vjeç ishte konfliktuar me një 32-vjeçar me iniciale A.Sh. Verushi kërcënoi me armë 32-vjeçarin dhe sapo pa policinë, hodhi pushkën dhe u largua.

Uniformat blu sekuestruan armën me 7 fishekë, ndërsa kanë shpallur në kërkim 25-vjeçarin, i cili akuzohet për kanosje, prishje të qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet  e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në lagjen “Shënkoll” ka një konflikt mes dy të rinjve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku Enea Verushi, sapo ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, ka rezultuar se Enea Verushi,  25 vjeç  banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuesi”, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri A.Sh., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet në ngarkim të 25-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” “Prishja e qetësisë publike”,

Të fundit