Flash News

KRYESORE

Konflikt me mjete të forta në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari dhe procedohen dy të tjerë

Konflikt me mjete të forta në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, dhe ka proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë. Ata janë konfliktuar për motive të dobëta me mjete të forta me njëri-tjetrin, në qytetin e Lezhës.

Policia ka arritur të shmangë përshkallëzimin e konfliktit, që mund të rezultonte me pasoja fatale, duke i bllokuar 26-vjeçarit edhe një armë zjarri pistoletë.

Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.

Të fundit