Flash News

KRYESORE

Konflikt në Paskuqan, punonjësi i Burgjeve godet me tytën e pistoletës së shërbimit 39-vjeçarin

Konflikt në Paskuqan, punonjësi i Burgjeve godet me tytën e

Një polic i burgjeve ka goditur me tytën e e pistoletës së shërbimit një 39 vjeçar pas një konflikti çasti. Mësohet se, përplasja mes dy personave ka ndodhur pasi i riu kishte shkuar t’i ankohej efektivit të burgjeve pse i kishte goditur me shpullë djalin.

Debati agravoi deri në atë pikë sa, Lavdrim Mena goditi duke dëmtuar lehtë me tytën e armës 39-vjeçarin.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë shoqërimin e autorit të ngjarjes në komisariat, ndërkaq njoftohet se shtetasi A.D. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është larguar në banesë pas mjekimit.

Njoftimi i policisë:

Kamzë,Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit